Mirëseerdhët te Vatra!
“Vatra e Lagjes” është një nismë për të rigjallëruar shoqërinë shqiptare duke ngritur një rrjet të ndërlidhur qendrash bashkësie në nivel lagjeje.
“Vatra e Lagjes” ju fton të gjithë të kontribuoni me kohën, mendimet dhe energjitë tuaja për të ndihmuar që lagja jonë të bëhet një shtëpi e madhe, ashtu siç ka qenë dikur zakon në mbarë Shqipërinë.
Le ta njohim më mirë njëri-tjetrin dhe t’i mësojmë emrat e fqinjve tanë. Le të mblidhemi për biseda kuptimplota, argëtim, lojëra dhe veprimtari të ndryshme.
“Vatra e Lagjes” mirëpret libra për të krijuar një librari ku çdokush mund të ulet për t’i lexuar dhe t’i shoqërojë edhe me ndonjë gotë çaj apo kafe.
